Kala

Kalaja e Vivarit

Vlerësime 0

Kalaja e Vivarit ndodhet në Butrint, pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit. Kalaja u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807-1808 nga Ali Pashë Tepelena, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive Franceze të Korfuzit. 
Kështjella ka përmasa 20x30 m, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt janë katërkëndëshe. Midis këtyre të fundit ndodhet edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mbrojtja e kësaj porte realizohej përveç dy kullave nga ana e jashtme, edhe nga një sistem i brendshëm fortifikimi.
Rruga për te kjo kala arrihet vetëm me varkë, pasi është e rrethuar nga uji. Distanca nga Butrinti deri tek kalaja është 10 minuta. Gjatë shëtitjes me varkë vërehen bukuritë natyrore të kanalit të Vivarit, shumëllojshmërinë e zogjve dhe gjallesave ujore që jetojnë në këtë zonë të mbrojtur.
Kalaja e Vivarit mbetet një atraksion i jashtëzakonshëm, për turizmin historik, kulturor dhe natyror në Butrint. Në afërsi të kalasë ka edhe disa plazhe me rërë, që frekuentohen nga turistët dhe banorët e zonës në muaj të vitit.

Book your vacations

Adresa

Triangular Fortress, SH81, Xarrë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose