Kala

Kalaja e Prezës, Tiranë

Vlerësime 0

Kalaja e Prezës ndodhet në verilindje të Tiranës, vetëm pak kilometra larg aeroportit "Nënë Tereza". Është kala tipike mesdhetare dhe mendohet që është ndërtuar në mes të shek.XIII-XIV. Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m dhe përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. 
Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi si: fortifikimin e kalasë, rindërtimin e mureve rrethuese, ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese dhe ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat. Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje dhe porta e kalasë mbyllet nga sipër, me qemer cilindrik të shtrirë. 
Duke u nisur nga sipërfaqja e vogël e kalasë, mendohet se ajo nuk duhet të ketë shërbyer për banim, por ka pasur vetëm funksion ushtarak. Përmasat e vogla të saj si dhe qëndrueshmëria jo shumë e madhe e mureve rrethuese, e klasifikojnë këtë kala si një objekt që ka shërbyer për vëzhgimin e rrugëve të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, që kalonin poshtë saj nëpër fushën e Tiranës.
Në vitin 1466, sipas Marin Barletit, kalaja ishte kthyer në një gërmadhë. Që të arrinte në atë gjendje të shkatërrimit, ajo duhet të jetë braktisur shumë kohë më parë, pra që në fillim të luftërave të Skënderbeut. Si kohë e mundshme e ndërtimit të Prezës mund të ketë qënë fillimi i shek. XV nga principata e Topiasve, e cila ishte zotëruese e kësaj zone.
Kalaja e Prezës si objekt i trashëgimisë kulturore shqiptare, ofron një panoramë të mrekullueshme dhe është e aksesueshme për vizitorët, gjatë gjithë vitit.

Book your vacations

Adresa

Kalaja e Prezës, Rruga Kthesa e Rinasit, Gjeç Kodër

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose