Kala

Kalaja e Pogradecit

Vlerësime 0

Kalaja e Pogradecit ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit. Kjo kala 1400 vjeçare, është monument kulture që nga viti 1973 dhe ka një lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Gjurmët më të hershme të banimit i përkasin shek.V p.e.s kur qyteti ka ekzistuar si një vendbanim i pafortifikuar. Në shek.IV p.e.s, ai pajiset me mure mbrojtëse dhe fillon të shërbejë si një qëndër e vogël qytetare, banorët e së cilës merreshin kryesisht me bujqësi, peshkim dhe zeje të ndryshme.
Nga gërmimet arkeologjike, janë evidentuar gjurmët e një shtrese hiri që i përket  shek.II p.e.s, i cili mund të jetë shkaktuar në betejat gjatë luftërave Iliro-Romako-Maqedonase. Pas luftërave banorët e ringritën vendbanimin, por nuk e rrethuan sërish me mure sepse gjatë kësaj periudhe, që përkon me periudhën Romake, territoret e pushtuara nga Roma, ku futej edhe rajoni i Pogradecit, përjetuan një epokë tre shekullore paqeje gjatë së cilës nuk ishte i nevojshëm fortifikimi i vendbanimit.
Fillimi i dyndjeve barbare në shek. IV solli nevojën e ringritjes së mureve rrethuese të cilat u ndërtuan mbi gjurmët e murit antik. Ky fortifikim i ri i shërbeu banorëve deri në shek.IX kur vendbanimi u shkatërrua prej pushtuesve sllavë dhe u braktis përfundimisht nga banorët, të cilët shkuan të jetojnë në rrëzë të tij. Pamja që ofron pjesa më e lartë e kalasë është e jashtëzakonshme. Poshtë liqeni shkrihet ëmbël me qytetin, ndërsa nga pas gjelbërimi është ana tjetër e medaljes. Dukshëm, këtu ndërthuren bashkë natyra dhe historia.

 

Book your vacations

Adresa

Kalaja Pogradec, Kalasë, Pogradec

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose