Kala

Kalaja e Elbasanit

Vlerësime 0

Kalaja e Elbasanit ndodhet në qendër të qytetit te Elbasanit dhe dikur ka qenë kështjellë ushtarake. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shek.III të erës sonë, si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Përmes saj kalonte rruga Egnatia, që në atë kohë ishte një rrugë e rëndësishme. Si një objekt historik shumë i rëndësishëm, kalaja është shpallur monument kulture.                          
Kalaja së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve. Gjithashtu edhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindërtimit nga Mehmeti i ll-të, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug-perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla, në largësi të barabartë nga njëra tjetra, me lartësi 9 m. 
Luftërat barbare gjatë shek.IV-V të e.s, sollën shkatërrimin e kështjellave dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justiniani, që e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë. Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës.
Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Hamami i Sinan Pashës qe ndodhet brenda mureve të kështjellës, është i ruajtur shumë mirë, ai është ndërtuar në fillim të shek.XIX.                       
 
  • Kulla e Sahatit, e cila u ngrit në vitin 1899 me një lartësi prej 30 m, është sot një nga monumentet e njohura të këtij qyteti, që çdo vizitor përballet me të.                                 
  • Xhamia Mbret është një nga xhamitë më të hershme të Shqipërisë, e cila daton në vitin 1492, e ndërtuar në kohën e Sulltan Bajazitit të II-të .                                                       
  • Ndërsa kisha është ndërtuar në vitin 1833 nga besimtarët e krishterë, mbi themelet e një kishe të vjetër.                                                                                                               
  • Hamami i Sinan Pashës qe ndodhet brenda mureve të kështjellës, është i ruajtur shumë mirë, ai është ndërtuar në fillim të shek.XIX.                                                                                                                                                                                                                                  
Këtë mozaik monumentesh kulturore brenda mureve të kalasë e plotësojnë edhe shtëpitë e vjetra karakteristike, që disa prej tyre janë me statusin monumente kulture, ndërsa krijojnë lagjen kala, së bashku me ndërtimet e tjera. Kalaja e Elbasanit me monumentet e tjera që janë brenda saj është shndërruar në një atraksion turistik duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota.

--

Book your vacations

Adresa

Porta e Kalasë, Rruga Xhaferr Kongoli, Scampa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose