Kala

Kalaja e Durrësit

Vlerësime 0

Kalaja e Durrësit ndodhet në zemër të qytetit antik. Kalaja është qyteti i vjetër i fortifikuar i Durrësit dhe u ndërtua nga perandori i Perandorisë Bizantine, Anastasi. Ai ishte me origjinë nga Durrësi dhe e bëri atë, një nga qytetet më të fortifikuara të Adriatikut.

Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1237. Mureve mesjetare aktualisht rreth 4.6 m në lartësi dhe tri hyrjet e disa prej kullave të fortifikimit janë ruajtur në gati një të tretën e gjatësisë fillestare të qytetit kala. Kalaja u përforcua me disa kulla roje nga Republika e Venedikut ndërsa gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane u përforcuan muret e saj.

Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek.XV mbi kullën Bizantine. Kjo dëshmohet nga prania e blloqeve nga rrethoja e mëparshme, e fragmente arkitektonike dhe relieveve antike. Kulla ka diametrin 16 m dhe lartësinë 9 m. Në kullë hyhet nëpërmjet një porte në formë harku me tulla. Kulla është e pasur me 5 frëngji dhe 3 ndarje (kthina). Perimetri sipër mbyllet me bedena. Ambienti i brendshëm është ndërtuar me tulla në formë kupole. Ngjitja në lartësi bëhet nga brenda, me shkallë të ngushta e të pjerrta. Mbi murin e lakuar të ndërtesës si cilindër duken pesë dritare të vogla, që shohin nga deti. Tarraca e kullës dekorohet me bedena që ngjasojnë me ndërtimet e kalave të vogla.  

Kalaja është shpallur monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkeologji”, në vitin 1971.  Kulla Veneciane, ky simbol i Durrësit do të rrëfejë mbi trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, përmes teknologjisë, tureve virtuale, aplikacioneve, periskopëve digjitalë, një fluturim në kohë. Mbetet një objekt i tërheqjes turistike, për shumë turistë vendas dhe të huaj.

Book your vacations

Adresa

Durrës, Bashkia Durrës, Durrës County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose