Transport detar

Porti i Sarandës

Vlerësime 0

Porti Sarandës është shum i vjetër. Ai duket sikur ka qënë aty gjithmon. Porti i Sarandës përmendet në disa shkrime të vjetra.

Ciceroni, oratori i famshëm romak, kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun. Ai e përmend, në shkrimet e tij ndalesën, në portin e Sarandës. Ciceroni ndaloi aty, duke u kthyer nga Butrinti, për në Romë.

Dijetarët e mëdhenj, e përmendin  portin, si një pikë të rëndësishme tranziti, në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Porti i Sarandës, ka përjetuar çdo histori, që kanë kaluar këto troje.

Megjithatë, porti i Sarandës, gjithmon në cdo kohë, ka rilindur. Krijimi i Shqipërisë së pavarur, e gjeti portin e Sarandës shumë të rënuar .

Zhvillimin më të madh, ky port duket se e mori në kohën e  Mbretit Zogu I.

Gjatë kohës së pushtimit Italian, qyteti dhe porti u  pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit, qyteti mori përsëri emrin Saranda. Në ditët e sotme porti Sarandes, ka pesuar shumë ndryshime. Me  investimet e njëpasnjëshme, porti është zgjeruar shumë dhe pret e përcjellë, shumë turista e udhëtarë, ashtu siç priste dikur Ciceronin e madh,. Porti  është, e do të jetë gjithmon atje, si një dëshmitar i kohrave.

 

Book your vacations

Adresa

Sarandë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose