Parqet Kombëtare

Syri i Kaltër, Delvinë

Vlerësime 0

Syri i Kaltër ndodhet 18 km në verilindje të qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale Gjirokastër-Delvinë-Sarandë. Zona e mbrojtur e Syrit të Kaltër, u shpall park natyror në janar të vitit 2022. Parku me një sipërfaqe prej 293.30 ha është i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. 

Burimi e merr ngjyrën e kaltër nga kontrasti që krijohet midis thellësisë së tij, rrezeve të diellit dhe hijes së pemëve. Është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet, që burojnë rrëzë malit të Gjerë. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën dhe ngjyrat e një syri që buron nga toka, i errët në mes dhe i kaltër anash. Njihet edhe si "Burim i Bistricës" pasi është burimi fillestar i ujit të këtij lumi, i cili përfundon në detin Jon.

Legjendat e këtij vendi janë të shumta por ajo që dominin mbi të gjitha është ajo e vajzave të bukura që ju flijoheshin perëndive që tua falnin burimin e ujit të kulluar. Mendohej se syri i kaltër simbolizonte pastërtinë morale, bukurinë femërore dhe hijeshinë e nuses-nimfë, të dalë nga ujërat e kristalta. Ekosistemi pyjor mesdhetar përreth burimeve përbëhet nga drurë të lartë, e të vjetër si: të rrapit, qarri, shpardhi, bulgri, bungëbuta dhe bimësi higrofile.

Parku Natyror i Syrit të Kaltër i rrethuar nga bimë përherë të blerta dhe rrepe shekullore, dhuron pamje magjepsëse, ku ngjyrat shkrihen dhe harmonizohen me njëra-tjetrën, sa e ke të vështirë të dallosh kufirin midis ujit dhe bimëve. Kjo mrekulli e natyrës, tërheq shumë turistë, të cilët mahniten me ngjyrat, ujërat e kthjellta të burimit dhe nuk ngurrojnë të hidhen duke shijuar një ndër eksperiencat më të bukura të jetës së tyre. 

Book your vacations

Adresa

The Blue Eye, Krongj, Mesopotam

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose