Parqet Kombëtare

Fshati Sopot

Vlerësime 0

Fshati Sopot ndodhet në Stravaj, të Librazhdit. Sopoti është shpallur zonë e mbrojtur në vitin 1996, me sipërfaqe rreth 300.00 ha. Aty mund të shkosh nga tre drejtime, Elbasan-Zavalinë Sopot, Polis Sopot dhe rruga e tretë Qukës-Stravan, në largësi rreth 25 km. Në Sopot rritet edhe “Ylli i Alpeve” dhe është i vetmi në Ballkan. Nga burimet e malit në Gurin e Pëllumbit, malësisë së Nenzës dhe lumit të Shrebrenicës, rrjedhin ujërat termale. Këtu gjendet edhe ujëvara e Gostimës me shpellat karstike.                                                                                        
Karakterizohet nga një diversitet i madh llojor e habitator, ekzistenca e bimëve endemike e subendemike, ku veçohen: hypericum albanicum dhe lilium albanicum. Kjo zonë përmbledh një mori habitatesh: pyje, kullota subalpine dhe alpine, liqene akullnajore,
kanione, maja etj. Kombinimi i pyjeve me ah e bredh, vendosur në terrene pak të pjerrët, me pinus leucodermis, pinus peuce, kullotave alpine e bimësisë së çeltirave i japin këtij territori një bukuri të veçantë e me vlera turistike dhe shkencore. Takohen lloje endemike dhe subendemike bimësh, me mbi 110 lloje të bimëve medicinale. Pyjet janë shekullore dhe livadhe pa fund, variojnë në lartësinë 800 deri në 1970 m, mbi nivelin e detit dhe pika më e lartë është maja e Gaferrit, 1972 m. Zona përbën një bërthamë dhe biokorridor shumë të rëndësishëm për rruazoret e mëdhenj si: ariun, ujkun, rrëqebullin, dhinë e egër, macen e egër, kaprollin etj.
Sopoti është një fshat turistik, që falë natyrës së tij, konsiderohet një ndër zonat më të bukuara dhe më të pasura.  

Book your vacations

Adresa

Sopot, Bashkia Prrenjas, Elbasan County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose