Parqet Kombëtare

Fshati Rrëzomë

Vlerësime 0

Fshati Rrëzomë shtrihet përgjatë lumit të fshatit Kalas, në Delvinë dhe në Qarkun e Vlorës. Është zonë me bimësi tipike mesdhetare me sipërfaqe rreth 1.400.00 ha. Gjithë territori përfaqëson një kombinim luginash dhe majash të larta.

Karakterizohet nga një biodiversitet i lartë me bimë aromatiko-mjekësore. Në kufirin e sipërm të pyjeve hasim një shumllojshmëri të bredhave sic është ai i Abies borisii-regis, mjaft i bukur dhe piktoresk. Të një rëndësie të veçantë janë edhe burimet karstike dhe formacionet gjeologjike. Hyrja për në Rrëzomë, për nga ana e Delvinës, bëhet nga Palavlia. Zona e Rrëzomës në Delvinë i siguron të ardhurat nëpërmjet bujqësisë dhe blegtorisë. Në kompleks ky fshat mbart potencial për vlerat ekoturistike.

Book your vacations

Adresa

Rrëzomë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose