Parqet Kombëtare

Qyteti i Pogradecit

Vlerësime 0

Pogradeci ndodhet rreth 40 km larg Korçës, 5 km larg nga Tushëmishti dhe 25 km larg Ohrit. Qyteti ka një sipërfaqe rreth 27.323.00 ha dhe shtrihet në një luginë e cila rrethohet nga malet në perëndim, nga kodra të ulta në jug dhe lindje. Është zonë malore ndërkufitare. Gjithashtu ka  liqenin tektonik më të thellë në Ballkan me 290 m thellëi dhe një nga më të rëndësishmit në Europë. 
Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore. Fisi i Enkelejve ka jetuar brenda mureve të kalasë, së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të tij.  
Zbulimet arkeologjike, që konfirmojnë popullimin në këtë rajon, datojnë nga periudha Neolitike (6000 vjet para Krishtit), me popullsi dhe ndërtime në rritje gjatë periudhave të bakrit, bronxit dhe hekurit. Gjenden 24 monumente natyre dhe 36 monumente të kulturës, që janë zyrtarisht të dokumentuara. Ndër to më interesante janë:

  • Rrënojat e një vendbanimi ilir dhe një kishë Kristiane me mozaikë shumëngjyrësh, të cilët janë gjetur në fshatin piktoresk të Linit.                                                                 
  • Fshati i Selcës së sipërme i populluar që nga shek.VI para Krishtit, kërkonte të bashkohej në betejat e Alexandrit të Madh. Pesë varre të lashtë monumentalë me hyrje të gdhendura tregojnë famën e qytetit të fuqishëm antik të Pelionit, ku ka jetuar mbreti ilir, Klit. 
  • Rruga Romake Via Egnatia kalon përmes rajonit, nga Ohri, përgjatë fshatrave të Mokrës dhe mbaron në detin Adriatik në Durrës. Ura e Golikut e shek. XVII, ndërtuar mbi Lumin Shkumbin e cila është gjurmë e kësaj rruge të vjetër romake.
  • Burime të shumta ujore përfshi burimet e Drilonit, ku uji i pastër dhe i kristaltë rrjedh në Lumin Drilon. Së bashku me liqenet e Prespës përbëjnë bërthamën më të rëndësishme të një Rezerve Biosfere. 

Është rradhitur në zonat IBA (Important Bird Area), më të rëndësishme për shpendët dimëronjës të ujit, me mbi 46.000.Është zona me masivet më të mëdha, të gështenjës në vënd.                               
Plazhi i Pogradecit ndodhet brenda në qytet përgjatë shëtitores "1 Maji". Është një plazh me rërë, ujë të pastër dhe mundësi të shumta për argëtim. Jashtë qytetit janë plazhet me ujë të kristaltë të Linit dhe Tushemishtit dhe vetëm 4 km në lindje të Pogradecit, ndodhet pika turistike e Drilonit.  Pogradeci është qyteti turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit. Është i bukur jo vetëm prej natyrës, por edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore, artistike. Ai është qyteti i luleve, i verës, i peshkut të rrallë Koranit, që vështirë se gjendet tjetër kund, por edhe i mikpritjes. Një qytet "palcërisht shqiptar”, siç thotë Lasgushi i madh.

Book your vacations

Adresa

Pogradec, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose