Parqet Kombëtare

Fshati i Pishës-Poro

Vlerësime 0

Fshati i Pishës-Poro ndodhet në Ultësirën Bregdetare në jug të derdhjes së Vjosës, në Levan të Fierit. Sipëfaqja aktuale është 1,500.00 ha dhe është pjesë e Myzeqesë së Vogël ose Myzeqesë së Vlorës.
Është zonë e njërës prej deltave më të rëndësishme të vendit, ku takohen dunat ranore më të shprehura të vendit, deri 4 m lartësi. Gjithashtu zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Lidhur me të dhënat fiziko- gjeografike të zonës, diversitetin bimor, njihet për vlerat e bimëve aromatike dhe bimëve mjekësore, ku janë evidentuar 112 të tilla. Në pasurinë e divesitetit bimor të kësaj zone janë përcaktuese veçoritë e mjedisit, që lidhen ndër të tjera me praninë e rërës, thatësirën ose ujin e tepërt (pellgje e laguna) dhe kripëzimin e tokës.Sipas veçorive të mjedisit dallohen këto bimësi: bimësi e ranishteve, bimësi e vendeve të kripura dhe të kripura moçalore, bimësi barishtore e djerrinave, bimësi e shtretërve të poshtëm lumor dhe e vendeve me ujë të ëmbël dhe bimësi e pishnajës bregdetare.
Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës, takohet lloji globalisht i rezikuar lundërza, lutra, etj. Ndërsa rëndësia e këtij lumi për peshqit migratore është: trofta.Është zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për shpendët rrëmbenjës si: falconiformes. Zona është përgjithësisht e varfër në ujëra nëntokësore. Këto ujëra akumulohen në depozitime të cekëta ranore, të cilat janë me cilësi dhe vëllim të ulët.Drenazhuesi kryesor i zonës është lumi Vjosë që derdhet në detin Adriatik. Në zonën e Pishë-Poros veçohen depozitimet e neogenit dhe të kuaternarit. Depozitimet e kuaternarit sipas gjenezës së tyre ndahen në: deluvjale dhe aluviale. Depozitimet aluvjale të kuaternarit mbushin gjithë luginën e Vjosës. 
Plazhi i Pishë-Poros në Fier ka një numër të lartë turistësh, vendas e të huaj. Me rreth 9.5 km vijë bregdetare ky plazh ofron për pushuesit plazhe ranore dhe pyllin me pisha të buta. E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë- Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.
Pishë- Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV, ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat).

Book your vacations

Adresa

Pishë - Poro, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose