Parqet Kombëtare

Laguna Patok-Fushëkuqe-Ishëm

Vlerësime 0

Laguna Patok-Fushëkuqe-Ishëm ndodhet midis deltës së Lumit Mat dhe Kepit të Rodonit përgjatë bregdetit Adriatik, në Lezhë me sipërfaqe rreth 5,500.70 ha. Laguna është në kategorinë e zonave të mbrojtura, ku bën pjesë dhe laguna e Patokut, tashmë pjesë e rezervatit natyror "Patok-Fushë Kuqe-Ishëm", me një sipërfaqe prej 2200 ha. Është një lagunë e cekët dhe zonë moçalore me ujëra të shumta nëntokësore.

Ndër sipërfaqet më të rëndësishme janë: laguna e Patokut, delta e lumit Mat, Droja, kënetat e Godullës dhe Negli. Në fushën midis Laçit dhe lagunës së Patokut gjenden tri mbetje të brezave të vjetër litoralë, mbi të cilët u vendosën qendrat e banuara Gore, Fushëkuqe, Patok, për t’u shpëtuar përmbytjeve të lumenjve apo lagështirës së tepërt. Rritja e brezit litoral fillon nga kepat ose nga mbetjet e deltave të vjetra të lumenjve, duke sjellë formimin e gjireve detare dhe më pas të lagunave bregdetare. Në këtë sektor janë formuar katër brezni lagunash, që kanë ndjekur njëra-tjetrën, si pasojë e bllokimit të lidhjes dhe të komunikimit me detin.

Në gjysmën e dytë të shek.XX, ekosistemi u ndikua dhe ndryshoi shumë nga aktivitete të tilla si kullimi, ndërtimi i digave dhe shpyllëzimi. Ndërsa sot janë ende banesat me pirgje prej druri dhe shtigjet e urave. Në Lagunën e Patokut ka një shteg grumbulli përmes lagunës, me restorante të shumta. Gjendet edhe një ankorim për një ekskursion në lagunë, në gjirin e Kepit të Rodonit.

Rajoni Patok-Fushëkuqe-Ishëm është i pasur me ligatina dhe bimësi karakteristike. Ligatinat, tokat e lagëta dhe sidomos grykëderdhja e Matit mbajnë një numër të konsiderueshëm shpendësh të ujit dhe janë të rëndësishëm për peshqit.

Larmia e tipave të habitateve ujore dhe klima e përshtatshme subtropikale kanë favorizuar: rritjen e një bimësie të zhvilluar submerse, emergjente (kallamishte, zhavar) dhe pyjore, halofite dhe të dunave ranore. Është e vetmja lagunë ku është takuar lloji globalisht i kërcënuar si: numenius tennuirostris, ndaj është rradhitur në zonat IBA (Important Bird Area), të një rëndësie të veçantë për vendin si dhe vend ushqimi e strehimi për breshkujcën detare. Gjithashtu është një zonë ku takohet një bimësi tipike halofite e tokave të kripura dhe një nga lagunat më të rëndësishme të Mesdheut për: shpendët limikole.Brenda kësaj zone ruhet ende një njollë e vogël e pyllit të rrënjës, dru gati në zhdukje në vëndin tonë.

Peshkimi është një tjetër përparësi për zhvillimin e zonës. Bregdeti, laguna dhe dy lumenjtë krijojnë kushte të përshtatshme natyrore për zhvillimin e peshkimit me interes te madh ekonomik.Turizmi ekologjik është një nga potencialet më të rëndësishme për zhvillimin e zonës, me karakteristikat e saj natyrore dhe me llojshmërinë e lartë të habitateve si: det, lagunë, pyll, lumenj, tokë bujqësore etj. Sigurisht edhe me biodiversitetin e pasur, me shumë grupe të florës dhe faunës, gjithashtu dhe me ekzistencën e bujqësisë e të peshkimit tradicional, janë faktorët kryesore për zhvillimin e eko-turizmit të kësaj zone.

Book your vacations

Adresa

Fushë Kuqe, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose