Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar i Prespës

Vlerësime 0

Parku Kombëtar i Prespës ndodhet në Qarkun e Korçës dhe ka një sipërfaqe prej 27.500 ha. Parku është i rrethuar prej maleve të larta. Liqenet e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël, shtrihen në pjesën e tokës ku bashkohen tre shtete si: Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.

Parku është një nga parqet natyrorë më të mëdhenj dhe më impresionues të Shqipërisë. Liqenet e Prespës janë të vetmit në ballkan, që kanë ishuj. Kjo zonë, është mjaft e pasur me vlera kulturore.Këtu mund të përmendim: Kishat Eremite të Bizantit, shpellën e Trenit në liqenin e Prespës së Vogël dhe kalanë e Trojanit.

Por protagonist i vërtetë është padyshim ishulli i Maligradit, që me shkëmbin gëlqeror të pjerrët, tërheq të gjithë vëmendjen drejt tij. Për të gjithë ata që do duan ta vizitojnë më nga afër ishullin përmes varkave të vogla, Maligradi do ju zbulojë dhe një surprizë të këndshme, kishën e Shën Mërisë.  E ndërtuar në vitin 1369, kisha me afresket e saj do ju lërë një mbresë të rrallë shpirtërore.

Flora dhe fauna e gjithë parkut, është jashtëzakonisht e pasur. Me mbi 1500 lloje bimësh, 261 lloje zogjsh, 21 lloje peshqish e plot specie të tjera popullojnë zonën, ku vlen të përmendet dhe pelikani dalmat, që e ka përqëndrimin kryesisht në Prespën e Vogël. Në perëndim të po këtij liqeni, në zonën e Devollit, duhet të vizitoni patjetër dhe Shpellënmbresëlënëse të Trenit, ku do mund të shihni nga afër pikturat murale prehistorike që datojnë 6000 vite p.e.s.

Parku është një zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për llojin globalisht të kërcënuar si: karabullakun, lutra etj. Shpatet e malit të Thatë, zihen nga pyje ahu dhe kullotat subalpine e alpine, ku takohen disa bimë të rralla. Brenda zonës ndodhen dhe mjaft zona me vlera arkeologjike dhe biospeleologjike,në mënyrë të veçantë për lakuriqët e natës.

Prespa e Madhe shtrihet në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoni. Me një sipërfaqe prej rreth 300 kmkatrorë dhe thellësi maksimale 54 m, ky liqen është i njohur për ujërat e freskëta dhe plazhet me rërë, e gurë të imët. Për të gjithë ata që duan një destinacion turistik larg zhurmave dhe dyndjes masive, Prespa mbetet zgjidhja ideale. Disa hotele cilësore dhe bare e restorante ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për turistët, ndërkohë që plazhi gjatë verës shoqërohet nga një atmosferë tejet shplodhëse.

Book your vacations

Adresa

Prespes, Greece

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose