Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar i Tomorrit

Vlerësime 0

Parku Kombëtar i Tomorrit shtrihet në malin e Tomorrit në rajonin jugor të Shqipërisë, 30 km në lindje të Beratit dhe në veriperëndim të Çorovodës. Parku ka një sipërfaqe rreth 26.000 ha dhe me lartësi nga 800 m  deri 1000 m mbi nivelin e detit.

Është shpallur Park Kombëtar në vitin 1996, pjesë përbërëse e malit madhështor të Tomorrit, i cili arrin deri në një lartësi në majën e tij prej 2.416 m mbi nivelin e detit.

Biodiversiteti është i pasur, me një shumëllojshmëri të bimëve dhe kafshëve. Zona ka mbi 950 specie të ndryshme bimore, nga të cilat gjashtë janë bimë endemike dhe 11 subendemike, si dhe mbi 200 lloje bimësh me vlera ekonomike dhe mjekësore.Përfaqësuesit kryesorë të bimësisë janë: shkurret mesdhetare, pisha, ahu, lisi, rigoni, çaji i malit, sherebela etj.Zona ka edhe një jetë të egër mjaft të larmishme, që përfaqësohet nga: ariu i murrmë, ujku, kaprolli, sorkallja, derri dhe dhia e egër, shqiponja e shumë gjallesa të tjera.

Në brendësi të këtij parku, gjenden edhe gjeomonumente, hidromonumente, biomonumente dhe monumente kulture. Pikat turistike më të spikatura janë: Ujëvara e Sotirës, Ujëvara e Bogovës, Cirqet dhe Morenat Akullnajore të Tomorrit, Shpella e Kapinovës etj

E veçanta e këtij mali është që më shumë njihet si vend i shenjtë, kryesisht nga besimtarët bektashi, të cilët çdo vit organizojnë pelegrinazhe të shumta për ditë me radhë në këtë mal.Por, nuk është vetëm besimi mbi këtë vend të shenjtë që tërheq vizitorët e shumtë, gjithashtu  edhe natyra, gjeologjia, klima, relievi dhe gjithë zona ofron kushte shumë të favorshme për turizmin, si atë fetar, kulturor, natyror e sportiv.

Duke mos harruar kulinarinë tradicionale dhe mikpritjen që rezervohet për vizitorët në çdo stinë në malin e Tomorrit, bukuria që kjo perlë shqiptare paraqet e ka kthyer atë në një ndë destinacionet më të preferuara të turistëve vendas e të huaj.

Book your vacations

Adresa

P45H+Q8Q, Tomor, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose