Parqet Kombëtare

Parku kombëtar i Bredhit të Drenovës

Vlerësime 5

Parku Kombëtar i Bredhit të Drenovës gjendet në qarkun e Korçës, vetëm 10 km larg qytetit dhe 6 km larg fshatit Drenovë, mbulon një sipërfaqe prej 1.380 ha në vargmalin e Moravës.

Parku, mori statusin e tij në vitin 1966 dhe merr emrin nga bredhi që e karakterizon. Në këtë park gjeni natyrë të mrekullueshme dhe vende me rëndësi historike nga trashëgimia jonë kulturore si: Maja e Gurit të Cjapit, Kishat e Shën Pjetrit dhe Shën Ilisë.

Ky park ka një rëndësi të veçantë si një korridor migrimi dhe për shkëmbimet ndërkufitare të florës dhe faunës. Për më tepër, ai përfaqëson një habitat dhe biokorridor kyç, për vertebrorët e mëdhenj si: ariu, ujku, kaprolli etj. Në park do të gjeni një shumëllojshmëri të madhe habitatesh si: kullota natyrore subalpine e alpine, pyll ahu, pishe, bredhi, dhe lajthie.

Peisazhet e bukura të Parkut të Drenovës, kanë një potencial të madh për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit natyror dhe kulturor. Parku Kombëtar vizitohet çdo vit si nga turistë vendas dhe të huaj. Ai është një destinacion popullor për entuziastët e ecjes, alpinizmit dhe aktiviteteve të tjera në natyrë.  Aty gjeni burime të shumta ujore që kanë rrjedhshmëri uji gjatë gjithë vitit, gjë që i bën ato veçanërisht interesante për vizitorët.

Burimet më të spikatura janë: Burimi i Arushës, Burimi i Shën Gjergjit, Kroi i Plakës, Kroi i Hajdutit dhe Burimet e Izvorit. Me interes të veçantë janë disa formacione relievore të gdhendura nga era si “Guri i Cjapit”, i cili ka një formë që i ngjan një deveje të ulur.

Book your vacations

Adresa

Drenovë, Bashkia Korçë, Korçë County

Vlerësime

5
lola
2024-02-20

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose