Parqet Kombëtare

Liqeni i Prespës

Vlerësime 0

Liqeni i Prespës është i pozicionuar në kufirin trepalësh: në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në juglindje të Republikës së Shqipërisë dhe në veri të Republikës së Greqisë. Liqeni ka një sipërfaqe prej 274 km2. Prej sipërfaqes së përgjithshme, 176.8 km2 i takojnë Maqedonisë së Veriut, 49.4 km2 Shqipërisë dhe 47.8 km2 Greqisë. Gjatësia është 28.6 km, kurse gjerësia 16.9 km. Volumi i përgjithshëm është 4.8 miljonë m3 ujë. Thellësia maksimale është 54 m, mesatarja 18.8 m dhe gjatësia e vijës bregore 100.1 km.

Prespa është liqeni më i lartë tektonik në Ballkan me 853 m, mbi nivelin e detit. Prespa si tërësi ndahet në dy liqene: Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël dhe janë të vetmit në Ballkan që kanë ishuj. Qyteti i madh, Qyteti i Vogël, Pirgu, Agios, Achillaeos dhe Vidrinec janë të ndara në tre shtetet: Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Në vitin 1999, Shoqata për Mbrojtjen e Prespës mori Çmimin e Konservimit nga Ramsar, për përpjekjet e saj për ruajtjen e biodiversitetit. Interesant është fakti se niveli i liqenit luhatet. Liqeni humb ujin e tij për shkak të karakterit gëlqeror të malit Galiçica dhe përfundon në liqenin e Ohrit, tek Shën Naumi dhe Burimet e Bljanës. Liqeni ushqehet me ujë nga burimet nënujore dhe nga disa lumenj që derdhen në të.

Përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to: ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe 23 lloje peshqish.Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje raca kafshësh. Mjedisi është i pasur me lloje shpendësh endemik. Në ujërat e cekëta ka shumë lloje gata dhe pulëbardha. Në liqenin e Prespës gjendet edhe ishulli i vetëm në Maqedoni – Golem Grad. Ky ishull është i gjatë 750 m dhe i gjerë 450 m.

Liqeni i Prespës, është një nga zonat më tërheqëse turistike të Ballkanit, me një vijë bregu të mahnitshme, plazhe të bukura, ujë të pastër, natyrë të pashkelur. Është padyshim një perlë e natyrës, e historisë dhe e legjendave.

Book your vacations

Adresa

Lake Prespa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose