Parqet Kombëtare

Fshati Kuturman

Vlerësime 0

Fshati Kuturman ndodhet në veriperëndim të Librazhdit, me sipërfaqe 3.600.00 ha. Ai përshkohet nga lumi Shkumbin dhe është rreth 15 km larg nga qyteti.
Sipas të dhënave historike të dokumentuara, fshati i Kuturmanit ka një histori të lashtë të gjetjeve arkeologjike, ndërtimeve, toponimeve të shumta me karakter historik vertetojnë, se ka qenë i banuar që në shek.VI-V para Krishtit. Një version për emrin e fshatit mendohet se: banorët e parë të fshatit të jenë vendosur në një vend që vendasit sot e quajnë “Mollët e Kurtit” dhe sipas të parit të fisit i quajtur Kurt Mani ka marrë emrin dhe fshati Kurtman, Kuturman. Një tjetër version është: Në një vend që quhet nga vendasit sot kodra e Gjokolajve, në një degëzim të rrugës Egnatia ka qenë një han, që rreth tij ka pasur katër mana duke u emërtuar, “Hani i katërmanave, duke i dhënë emrin e fshatit Katërman, e sot Kuturman".Sipas dokumentave të perandorisë Osmane, fshati jo vetëm ka qenë i madh në numër banorësh, por edhe i zhvilluar ekonomikisht, ku dallohej për kultivimin: e tepës, melit, rrushit, thekrës. 
Në fshatin Kuturman kalonte një degëzim i rrugës Egnatia, që fillonte nga ura e “Kamarës" në Mirakë, ndiqte lumin Shkumbin dhe Rrapun në urën me harqe, që ishte ndërtuar 10 m lart urës aktuale të fshatit dhe vazhdonte për në Dibër. Ndërsa një degëzim tjetër i rrugës Egnatia, kalonte përmes fshatit dhe ngjitej në malin e Brezës, duke bëre një lidhje të shkurtër dhe të fshehtë me Elbasanin.
Aty nga shek.XVI në Kuturman u përhap një epidemi e madhe shfarosëse, që bëri të humbasin jetën rreth 90% e popullsisë së fshatit, ku nga rreth 3000 banorë, jetuan vetëm rreth 200. Rreth 14 fise u shuan, ndërsa banorët e mbetur u shpërndanë në rrethinat e fshatit, duke bëre ndërtime të reja dhe formuan lagjet e sotme.                                             Zona paraqet vlerat e përfaqësimit të gjërë të pyllit të dushkut, të florës dhe faunës së tij. Gjithashtu është përdorur edhe si rezervat për gjuetinë: e derrit të egër, lepurit, thëllëzës, etj.
Zona është ndarë në dy fshatra Kuturmanin dhe Marinaj. Popullsia aktuale e të dy fshatrave e kalon shifrën 2000 banorë. Mbetet atraktive me bukuritë e saj natyrore dhe për parcelat e shumta, të kultivuara me qershi. Zona ka potencial për zhvillimin e ekoturizmit. 

Book your vacations

Adresa

Marinaj, Bashkia Librazhd, Elbasan County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose