Parqet Kombëtare

Karaburun

Vlerësime 0

Karaburuni është një gadishull që shtrihet në detin Mesdhe, në Shqipërinë jugperëndimore përgjatë bregut shqiptar të detit Jon. Ndërsa ngushtica e Otrantos, me një gjatësi prej rreth 15 km dhe gjerësi që shkon deri në 4.5 km, e ndan atë nga Italia. Ai është gadishull që pothuajse është tërësisht i rrethuar nga deti Adriatik në veri dhe deti Jon në jug.

Ngushtica e mezokanalit ndan gadishullin e Karaburunit nga ishulli i Sazanit, ndërsa në juglindje shtrihet gjiri i Vlorës. Emri i tij Karaburun, rrjedh nga turqishtja që do të thotë kepi i zi. Në aspektin gjeologjik, rrëza e kanalit në gadishull përfaqëson vazhdimin e maleve Akrokeraunian, të cilët janë edhe sistemi më i lartë dhe më i gjerë i vargmaleve malore që shtrihen paralelisht me detin Jon. Gadishulli i Karaburunit nganjëherë quhet Gadishulli Akrokeraunian për shkak të vetë emrit të vargmalit.Majat më të larta janë: maja e Çaderës si më e madhja me 839 m, maja e Flamurit, maja e Koretës dhe maja e Ilqes. Gadishulli përjeton një klimë mesdhetare me verë të nxehtë dhe përgjithësisht dimër të ftohtë dhe të thatë.

 Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe si: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe dhe rrobulli, bredhit të Maqedonisë, ilqes, valanidhit, makie tipike mesdhetare,
bimësi tipike e shkëmbinjëve detare, ligatina dhe mbetje të pyjeve aluvionale, me katin litoral të
shprehur mjaft mirë, me një bentos mjaft të zhvilluar, livadhe të gjërë të posidonies
                             

Është zonë gjithashtu me një florë e faunë shumë të pasur detare dhe tokësore.  Fauna përfaqësohet nga disa lloje të kërcënuara dhe të rrezikuara si breshka e detit dhe e gjelbër, por edhe foka murg mesdhetare, lloji më i rrallë i fokave në botë. Në ujërat detare takohen delfinët dhe mjaft lloje të tjerë, që mbrohen nga disa konventa si dhe nga foka e mesdheut, një nga llojet më të kërcënuar në botë.

Masa tokësore e gadishullit është përcaktuar si rezervë natyrore, ndërsa vija bregdetare dhe ujërat e detit përreth, janë pjesë e parkut detar. Gadishulli është i mbushur me plazhe ranore dhe shkëmbore, shpella detare, shkëmbinj të thepisur dhe disa gjire. Gjithashtu në mes tyre mbetet për tu vizituar edhe shpella e Haxhi Aliut, kepi i Gjuhëzës,kepi i Gallovecit,  gjiri i Skalomës, gjiri i Arushës, gjiri i Dafinës etj. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më potenciale e atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekoturizmit.                                                                                                                       

Book your vacations

Adresa

Karaburun Peninsula, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose