Parqet Kombëtare

Parku Dardhë-Xhyrë

Vlerësime 0

Parku Dardhë-Xhyrë ndodhet midis fshatrave Dardhë dhe Xhyrë në malin e Polisit, në Elbasan. Është shpalluar rezervat natyror i menaxhuar në vitin 2022 dhe sipërfaqja aktuale është 400.00 ha. Mali i Polisit është rreth 1.100 m deri në 1.773 m, mbi nivelin e detit. 
Zona zë pjesën lindore të vendit, ndikohet nga efekti i rrymave kontinentale për të cilat dimri është i ftohtë dhe me reshje të shumta bore. Karakterizohet nga rryma të pasura ujore nëntokësore dhe mbitokësore, siç është edhe burimi i ujit nga mali i Sopotit, i cili përfaqëson një element me vlerë të lartë turistike.
Është zonë malore me vlera të larta biodiversiteti, me një kombinim të pyjeve të dushkajave dhe të ahishteve, por takohen edhe drurë të tjerë si: të panjës, arrës, gështenjës etj. Dushkajat dominohen nga qarri, që përzihet me bungën dhe në vëndet e dëmtuara me mëllezën, dëllinjën e kuqe dhe të qumështores.Fauna përfaqësohet nga disa lloje gjitarësh të mëdhenj, duke fituar dhe vlera e rëndësi rajonale ballkanike si: derrat e egër, lepujt e egër, ujqit, dhelprat dhe çakejtë. Në të çarat e shkëmbinjve takohen: geranium macrorrhizum, asplenium trichomanes, saxofraga  paniculata, athamantha  macedonica, achillea  frasi, origanum  vulgare, salvia glutinosa, digitalis  ferruginea, tanacetum macrophyllum etj. 
Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, parku Dardhë-Xhurë përbën një ndër zonat më potenciale e atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit.   

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose