Parqet Kombëtare

Bredhi i Sotirës, Gjirokastër

Vlerësime 0

Bredhi i Sotirës ndodhet në jugun e Shqipërisë, në Gjirokastër. Është një zonë e mbrojtur natyrore me sipërfaqe aktuale rreth 1.740 ha. Pozicioni në jug të vendit dhe larg rrugës kombëtare e bën një vend mjaft të qetë, me biodiversitet të lartë nga pikpamja e habitateve dhe atë llojore.

Për të shkuar në “Bredhin e Sotirës”, përshkohet rruga nacionale Gjirokastër-Llongo-Sotirë. Prezantohen vlera të konsiderueshme shkencore dhe eko-turistike. Në Bredhin e Sotirës gjenden të gjitha katet e bimësisë me shtrirje vertikale: që nga shkurret mesdhetare me marenë dhe prrallin, dushqet e ndryshme gështenjën dhe bredhin e Maqedonisë si lloj kryesor dhe deri te kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës. Shoqërim  interesant dhe dominant, mbetet abies borisii-regis. Konsiderohet si një perlë e natyrës shqiptare, nga pikpamja eko-turistike si dhe ajo shkencore, si pyll i pa shkelur. Pamja që të ofron, është magjepsëse në çdo stinë të vitit.

Book your vacations

Adresa

Bredhi i Sotirës

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose