Parqet Kombëtare

Balloll

Vlerësime 0

Parku i Ballollit ndodhet në Berat, në të dy shpatet e kurrizit malor të Tërpanit, me sipërfaqe rreth 323.3 ha. Parku ka reliev kodrinor, në lartësitë 400-900 m. Territori i tij përbëhet nga flishi dhe gëlqerorë, të përzierë me njëri-tjetrin dhe me kontakte tektonike midis tyre. 

Është shpallur “rezervat natyror i menaxhuar" në vitin 2022. Këtu ndodhet edhe mali i Terpanit,  me lartësi 895 m. Zona malore e tij është e zhveshur me shpate të buta e asimetrike, që bien në mënyrë graduale në drejtim të luginës së Molishtit dhe Vokopolës.

Kodrat zënë më shumë se gjysmën e territorit, duke arritur lartësinë më të madhe 700-800 m. Tokat më të përhapura janë të hinjta kafe. Përfaqëson një grumbull pyjor kryesisht të dushkajave të përziera me lloje të makieve mesdhetare, pishe mesdhetare të kultivuar dhe biodiversitet të kufizuar. Në të dominojnë ekzemplarë të shumtë lisash të mëdhenj dhe laikë. Ka edhe drurë frashëri ndër të cilët shumohen kërpudhat, likenet dhe molusqet të cilat japin një aromë dhe një bukuri të egër.Llojet e shpendëve pjesëmarrës janë: harabelorët, të përshtatshëm për jetesën në mjediset pyjore/shkurreta. Ndër llojet kryesor faunistik përmenden: trishtili i madh, trishtili i kaltër, gardalina, grifsha, qukapiku sirian, fishkëllenjësi etj.  

Zona ka qenë tipike në mbajtjen e derrit të egër dhe shërbente për popullimin edhe të zonave të tjera përreth. Gjendja ka filluar të përmirësohet dhe të vizitohet nga llojet të ndryshme të kafshësh e shpendësh shtegtarë. Në këto habitate gjendet edhe: lepuri, baldosa, dhelpra, ujku, kaprolli, macja e egër etj. Rezulton se në këtë zonë gjenden tre tipe habitate natyror, prej të cilave dy tipe habitatesh janë të listuara si prioritare: dy lloje floristik më të rëndësishëm dhe një lloj i përfshirë në Konventën e Ka kushte të mira dhë për zhvillimin e ekoturizmit.

Book your vacations

Adresa

Lugas, Tërpan, Bashkia Poliçan

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose