Objekte Kulti

Fshati Pilur, Himarë

Vlerësime 0

Piluri siç njihet ndryshe Ballkoni i Jugut, vetëm 10 km larg Himarës, është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në qytetin e Himarës. Sheshi i Pilurit, në qëndër të fshatit ofron një panoramë të mrekullueshme të shtëpive karakteristike të asaj zone.

Piluriotët e kanë prejardhjen nga fshati i vjetër në verilindje të fshatit të sotshëm, (Pilur). Ata u larguan nga katundi i vjetër në vitin 1650. Ata fillimisht shkuan në Kastan por shpejt u larguan prej andej dhe u vendosën në fshatin e sotshëm të Pilur-it. Sipas gojëdhënave origjina e tyre e largët janë viset veriore të Mirditës e Dukagjinit.

Rruga malore që vjen nga Kudhësi të çon drejt e në ballkonin e bregdetit, në Pilur, në fshatin e këngës. Pamja që ofron në drejtim të detit është mahnihtëse. Nga ai ballkon mund të shohësh lagjen e Kalasë së Himarës, brigjet e gjelbërta, manastirin e Athalit, qytetin dhe limanin piktoresk të Spilesë, etj.

Shtëpitë piluriote kanë pamje nga deti. Në majën e kodrës përmbi fshat, midis pyllit me pemë dushku është ndërtuar kisha e Shën Kollit. Përkushtimi i vendasve mund të shihet edhe në ruajtjen të shtëpive të tyre tradicionale. Shtëpitë janë të ndërtuara përreth qendrës, pranë së cilës është pylli i vendosur si kurorë.

Piluri është një perlë e vertetë për të gjithë turistët e huaj dhe vendas.

Book your vacations

Adresa

4QHF+RM, Pilur, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose