Objekte Kulti

Fshati Palasë

Vlerësime 0

Pozicionuar menjëherë pas qafës së Llogorasë, e me një bukuri të jashtëzakonshme shfaqet Palasa, nga ku mund të soditet më së shumti një panoramë si në përralla. Malet rreth e qark, ujërat e kristalta e aq të pastra të Jonit dhe bregun e Palasës me deltën e saj.

Palasa është fshati i parë i krahinës së Himarës, pasi kalon qafën e Llogarasë dhe zbret pesë kthesat e shpatit të malit. Fshati është i ndërtuar në një prej luginave të shumta që krijohen nga përthyerjet e terrenit, për të qënë kështu i mbrojtur nga korentet e rrymave.ajrore.

Dikur Palasa ishte një port i madh ku zhvillohej tregëtia. Më pas destinacioni i perandorit Jul Çezar i cili e fitoi betejën ndaj kundërshtarit të tij Pompeut  ( i vendosur në Orikumin e sotshëm) në vitin 48 p.e.s, duke ankoruar anijet dhe zbarkuar legjionin e tij në Akrokeraunë, në bregun e Palasës (e quajtur në atë kohë Paleste). Kjo luftë ishte vendimtare për fatin e perandorisë dhe përcaktimin e sistemit të qeverisjes.

Për të risjellë në vëmendje këtë fragment të historisë, së fundmi rruga që ndoqi Çezari me ushtrinë e tij është bërë e aksesueshme si një destinacion turistik, për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe historisë. Ky intinerar tashmë quhet shtegu “Në gjurmët e Çezarit” dhe lidh Parkun Kombëtar të Llogorasë me Monumentin e Natyrës, Deltën e Përroit të Palasës.

Palasa, është kthyer në një ndër destinacionet më të famshme tashmë, jo vetëm për natyrën dhe historinë e saj, por edhe për të apasionuarit disa sporteve e sidomos të sporteve arjrore e alpinizmit në mal.

Book your vacations

Adresa

Palasë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose