Objekte Kulti

Manastiri i Shën Mërisë Krorëz, Nivicë

Vlerësime 0

Manastiri i Shën Mërisë Krorëz është ndërtuar në mes të shek.XIV, në një breg shkëmbor me një pozitë natyrore piktoreske. Manastiri ndodhet rreth 2 km në veri-perëndim të Manastirit të Kakomesë. Nga ndërtimet e vjetra të manastirit, që kanë arritur të rezistojnë deri në ditët e sotme janë: kisha, kulla dhe ndërtesa me çardak. Kisha është me strukturë në formë kryqi, me kupolë mbi katër mbështetje të lira, që ngjan me kishat bizantine.

Kisha në Krorëz është pikturuar nga Mihal Jerma, në vitin 1672. Është në formë kryqi me kupolë, me përmasa të brendshme 7.90×4.40 m. Përbëhet nga një vëllim unik dhe ka në brendësi naosin, të ndarë nga ambienti i altarit nëpërmjet një ikonostasi prej muri të suvatuar. Naosi ndriçohet nga dy dritare të ngushta në muret veriore e jugore dhe dritaret e tamburit, ndërsa ambienti i altarit ka dy dritare të vogla. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka drejtkëndëshe dhe ka një rozetë në pjesën nën kupolë, me një yll gjashtë cepash në mes. Sistemi i mbulesës me harqe e qemerë, mbështetet mbi katër kolona me prerje rrethi dhe muret anësore. Ndërtesa me çardak është dykatëshe, ndërsa çatia është mbuluar, me rrasa guri dyujëse.                                                                                                                                      

Hyrja në katin e dytë të kullës behët me shkallë të jashtme prej guri, të mbeshtetura mbi një qemer cilindrik. Përveç këtyre ndërtimeve, rreth e rrotull kishës janë shpërndarë dhe rrënoja ndërtimesh të tjera. Ky manastir ka pasur një këmbanë, e cila ju dhurua nga mbreti Ferdinand i Napolit si përkujtim të 30 Lukovjotëve që ranë për mbrojtjen e mbretëreshës së Napolit.



Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose