Objekte Kulti

Kuzum Baba Sulltani, Vlorë

Vlerësime 0

Kuzum Baba ndodhet në pjesën lindore të Vlorës, rreth 30 m mbi nivelin e detit. Si një tarracë natyrore e gdhendur buzë detit, e vendosur në majë të kodrës gjendet kjo qendër fetare e sektit Bektashian. Emrin e ka marrë nga Sejid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Quzum Baba). Mendohet që
rridhte nga familja e profetit Muhamed, një udhëheqës shpirtëror bektashi, i cili sipas traditës vendase trupi i tij është varrosur këtu.

Kuzum Baba ky njeri i shenjtë, niset me bekimin se do të arrinte të bënte gjithçka për përhapjen e besimit bektashian, për popullin në Vlorës dhe jo vetëm. Por dashakeqësit, në pabesi, tek Qafa e Koçiut në Vlorë i presin kokën. Legjenda thotë se: Kuzum babai, mori kokën e vet të prerë në duar dhe nën habinë e tmerrin e të pabesëve, eci drejt në kodrën e qytetit.
Një grup besimtarësh të lagjes “Murabije”, i ndodhen pranë dhe pasi Kuzum Babai shtrihet, ata e varrosin me ceremonitë e njohura fetare. Në këtë kodër të bukur që shikon qytetin e Vlorës dhe detin, u ngrit tyrbja e Kuzum Babait.

Teqeja ka zhvilluar aktivitetin e saj në çdo periudhë dhe sot, është një nga qendrat më të rëndësishme për gjyshatën bektashiane të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë. Klerikët që kanë shërbyer në këtë teqe janë: Dede Ahmeti 1945-1948: dervish Qebir  Metlliu, dervish Xhelo Sinani në vitin 1950, baba Abedin Agaj, vitet 1950-1956. Teqeja e madhe është ringritur mbi themelet e teqesë së vjetër, me një arkitekturë të bukur, dy katëshe. Punimet janë kryer me beton, tullë e suvatuar dhe ka të gjitha ambientet e nevojshme për të kryer ritet fetare. Themelet u hodhën  në vitin 2000 dhe u përurua në vitin 2003. Është e rrethuar me mure pranë dhe ka tyrben tip kupolë sipas traditës bektashiane.

Book your vacations

Adresa

FF9V+46W, Vlorë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose