Objekte Kulti

Manastiri i Shën Spiridhonit, Vuno

Vlerësime 0

Kisha është monument kulture i Kategorisë së Parë dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë dhe ka përmasa të brëndshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qëndrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.

Kisha e Shën Spiridhonit gjendet në jug të Vunoit dhe është kisha më e madhe e fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindërtua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet dhe shpenzimet e banorëve të fshatit.

Kisha është e tipit bazilikatë dhe përbëhet nga hajati i mbështetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe apsida. E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale.

Pas shkatërrimit që pësoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pësoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plotë i kësaj kishe.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose