Objekte Kulti

Kisha e Shën Nikollës, Ilias

Vlerësime 0

Kisha e Shën Nikollës, ndodhet ngjitur me rrugën nacionale në aksin Dhërmi-Vuno, rreth 170 m nga fshati Ilias. Kisha është funksionale për të gjitha ceremonitë fetare që zhvillojnë banorët e fshatit. Kjo kishë është e rikonstruktuar, por në muret  rrethuese mund të gjesh ende gurë që dëshmojë për vjetërsinë qinda vjeçare të saj.

Kisha i dedikohet Shën Nikollës, i cili njihet ndryshe si "Nikolla i Barit", një peshkop i hershëm Kristian  me origjinë Greke nga qyteti i Myra në Azinë e Vogël, në periudhën e perandorisë romake. Si pasojë e shumë mrekullive të cilat i dedikohen Shën Nikollës, ai njihet ndryshe si Nikolla Çudibërësi. Nikolla është shenjti i marinarëve, tregtarëve, shigjetarëve, hajdutëve të penduar, fëmijëve, beqarëve dhe studentëve.

Book your vacations

Adresa

4MRC+VQ9, Iljas, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose