Objekte Kulti

Kisha e Shën Mëhillit, Dhërmi

Vlerësime 0

Kisha e Shën Mëhillit ndodhet në zemër të fshatit Dhërmi, rreth 600 m larg rrugës nacionale. Kisha është pikturuar në të njëjtin vit, me kishën e Shën Mërisë Mesodhisë, më 1783. Ka gjithashtu, të njëjtën formë dhe përmasa të përafërta, me planimetri drejtkëndore të zgjatur dhe me përmasa të brendshme 11.20 x 3.80 m. Mendohet se, mund të jenë ndërtuar nga të njëjtët mjeshtra.

Kisha mbulohet me çati druri pa tavan dhe ambjenti i altarit ndahet me një ikonastas prej muri guri, me tre hyrje. Hyrja e kishës është në anën veriore, ndërsa këmbanarja ngrihej në anën veriperëndimore të saj. Muratura është ndërtuar me gurë, me fugatura të rrafshuara mirë me llaç gëlqereje. Shpatullat e portës e të dritareve, janë të punuara me gur të latuar dhe përfundimi i apsidës me një kornizë njëfishe, me gurë të vendosur në formë dhëmbësh sharre, janë të vetmet elemente të punuara me përkujdesje.

Kjo kishë i dedikohet Kryeëngjëllit Mëhill, i cili njihet si general i ushtrisë së zotit dhe ishte ai që dëboi Luciferin nga parajsa. Kisha është e hapur për të gjitha ritet fetare, që zhvillojnë banorët e fshatit. 

Book your vacations

Adresa

5J3R+2F2, Dhërmi, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose