Objekte Kulti

Kalaja e Himarës

Vlerësime 0

Kalaja e Himarës ka 3.500 vjet në praninë njerëzore. Në mesjetë, në kohën bizantine, ndodhej një qytet-kështjellë i vogël por i fuqishëm në vend të Kalasë. Kalaja ka dy porta hyrëse, një në veri dhe një në jug, të cilat mbylleshin në fund të ditës.
Kalaja e Himares kufizohet nga dy kanione, ai i Vishës në veriperëndim dhe në jug-lindje nga kanioni osë përroi i Kole Midharit. Njihet ndryshe me emrin Barbaka dhe është e ndërtuar në nje kodër shkëmbore.
Kalaja e Himares ekziston, të paktën që nga mesi i shekullit të IV para Krishtit dhe kontrollonte rrugën nëpër bregdet nga Oriku për në Buthroto.

Himara përmendet në disa shkrime të lashta. Në shekullin e I para Krishtit gjeografi grek Straboni, ka lënë një përshkrim të hollësishëm të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit. “Në malet Akrokeraune, shkruan ai- është kështjella e Himarës dhe burimi i ujit mbretëror”.
Në listën e vendeve të fortifikuara të Epirit që jep studiuesi anglez N. Hammond, kalaja e Himarës shënohet si kështjellë me muret rrethues midis 500- 1000 m gjatësi. Në shekullin VIII pas K. Kalaja e Himarës bëhet qëndra e Peshkopatës së Himarës çka dëshmon së ajo ka qenë qendër e rëndësishme në Bregdetin Jonian. Për këtë arsye me emrin Himarë u pagëzua gjithë krahina që përfshinte bregdetin, Kurveleshin, lumin e Vlorës dhe Tepelenën. Në kala rruhen deri sot gjurmë nga të gjitha periudhat kohore që përmenden më lart. Ansambli arkitektonik i Kalasë së Himares është shpallur monument kulture. Në disa pjesë të saj jane ruajtur mure rrethues të periudhës Helenistike. Blloqet e mëdha të gurëve poligonale janë të ngjashem me muret rrethues të Finiqit, Butrintit dhe qyteteve të tjera të Kaonisë të së njëjtës periudhë.

Brenda mureve të kalasë ndodhen disa kisha.

Kisha e Episkopisë konsiderohet nga monumentet më të rëndësishme dhe gjendet brenda mureve helenistike. Sipas një versioni është e ndërtuar mbi themelet e një tempulli kushtuar Apollonit.

Kryeengjëlli Mihail, apo Mihaili është një nga kishat më të vjetra brënda mureve, e vendosur në veri të kalasë.

Kisha e Shen Mërisë në pjesën lindore të kalasë dhe jashtë mureve është e shekullit të 18. Ikonën e Virgjereshës që konsiderohet cudibërëse e kanë sjellë himarjotët nga Kassopi i Korfuzit ku funksonon kishë me të njejtin emër.

Në hyrje të kalasë është ndërtuar Kisha e Gjithëshenjtorëve. Funksionoi për herë të parë në 1775, e ndërtuar me bekimin e Patër Kosmait të Etolisë.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose