Objekte Kulti

Fshati Vranisht

Vlerësime 0

Vranishti gjendet rrëzë maleve, në Lumin e Vlorës. Fshati është në mes të majave të larta, maleve të mbuluara shpesh me re, nga merr kuptim edhe emri i tij (kohë e vranët).

Është kthyer në traditë festive tashmë edhe “Dita e Vranishtit”, e cila zhvillohet në muajin gusht që përkon edhe me kthimin e emigrantëve. Të gjithë mblidhen, çmallen, argëtohen duke respektuar traditat dhe njëri tjetrin.

Ky fshat ka një bukuri natyrore të veçantë, ndër to si objekt natyror i jashtëzakonshëm është edhe "Guri me Qiell”. Ai ndodhet në majën e Malit të Lipes, duke kaluar nën një shteg kafshësh. Prej lartësisë ku ndodhet ky monument i natyrës, spikat një pjesë e madhe e luginës së Lumit të Vlorës. Studiuesit thonë se: “Guri me Qiell” është një monument prehistorik, që lidhet me periudhën e neolitit të vonë dhe me epokën e bronzit, që shkon deri në  4-9 mijë vjet më parë.

Një interpretim tjetër sipas legjendave të zonës, thuhet se kjo vepër ka lidhje me kultet mbivarrore si dhe atë të Diellit. Ai është një gur i stërmadh gjigand që duket sikur është vendosur nga dora e njeriut mbi dy shkëmbinj të tjerë, duke krijuar trajtën e një tryeze që legjendat thonë se është “Tryeza e Perëndive”.

Guri ka formën e një paralelopipedi me një peshë që mund të shkojë deri në 10 tonë, ndoshta edhe për këtë arsye emërtohet ndryshe edhe “Sofra e Zotit”. Banorët e zonës e konsiderojnë atë si një dhuratë e natyrës për një vend të ashpër malor, si kundër është Lumi i Vlorës me fshatrat e veta. Nga ana tjetër ky monument është i vendosur përballë malit të Bogonicës, që njihet si “Vendi i Zotit”.

Kjo etimologji sipas muzeologëve përbën edhe një nga gjërat e veçanta të këtij monumenti, i cili  qëndron në një mjedis mjaft të pasur me histori të ngjashme. Pak më tej ndodhet vendi që emërtohet “Lëmi i Lejlerëve”, një vend i shenjtë që vjen nga periudha pellazge i emërtuar ndryshe “Pjella e bardhë”. Në një drejtim tjetër është edhe shpella dikur e banuar, e Lipes.

Ky gur vlerësohet si një nga monumentet e rëndësishme i cili është eksploruar shumë pak. Përveçse banorëve vendas e atyre nga Vlora, si dhe studjuesve, “Guri me Qiell” ka zgjuar interesin e mjaft të huajve. Deri para pak vitesh, në vendin ku ndodhet “Guri me Qiell”, vinin çdo verë një numër i konsiderueshëm turistësh e studjuesish francezë.

Book your vacations

Adresa

Vranisht, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose