Objekte Kulti

Fshati Lukovë

Vlerësime 0

Fshati Lukovë ndodhet midis Piqerasit dhe Shën Vasilit, në Himarë. Lukova shquhet për pyllin e gjelbëruar dhe bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër, të detit Jon. Klima e saj bregdetare gërshetohet aq mrekullisht, me klimën malore.

Nga studimet e kryera për origjinën dhe themelimin e Lukovës, mendohet se i takon periudhës së mesjetës, ndoshta në shekujt e fundëm të Bizantit. Gjithashtu edhe vendbanim i hershëm i ilirëve, qysh në antikitet. Veshja tradicionale e burrave deri në fillimin e shek.XX, ka qenë fustanella. Ndërsa veshja tradicionale e grave të Lukovës është e njëjtë, me atë të fshatrave të tjerë të kësaj krahine. Me interes të veçantë janë ritet e dasmave, festave, me muzikën polifonike që e karakterizon.

Lukova është vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës dhe ka një pozitë mjaft të favorshme gjeografike. Shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh. Bregdeti i saj i gjerë strehon një numër të madh plazhesh, duke filluar nga plazhet e vogla me një atmosferë intime, deri tek plazhet aq të vizituara nga pushuesit si: plazhi i Shpellave, plazhi i Bunecit etj.

Mbetet një destinacion shumë atraktiv për të gjithë ata pushues që pëlqejnë natyrën e paprekur, plazhet me ujin e kristaltë të Jonit, florën dhe faunën e pasur detare.

 

Book your vacations

Adresa

Lukovë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose