Objekte Kulti

Fshati Kallarat

Vlerësime 0

Kallarati është fshat i Kurveleshit të Poshtëm, pjesë e njësisë administrative Vranishtit të bashkisë Himarë. Shtrihet në të dy anët e rrjedhjes së sipërme të Shushicës dhe kufizohet me Bolenën, Vranishtin, Kuçin dhe vargmali Bogonicë-Gjonthana.

Të dhënat historike dokumentare flasin se Kallarati ka qenë vendbanim, të paktën që prej shekullit XI-XII. Por, materialet e para dokumentare i gjejmë pas pushtimit osman të këtyre krahinave në fundin e shekullit XIV dhe fillimin e shekullit XV. Sipas regjistrave kadastralë osmanë të vitit 1432, të ciët kanë regjistruar popullsinë e krahinës së Kurveleshit, bëjnë me dije se fshati Kallarat ka qenë vendbanimi më i madh i kësaj krahine dhe kishte 87 shtëpi dhe një popullsi rreth 600 banorë.

Kallarati sot ka një numër të kufizuar banorësh, ndoshta më pak se 100. Pas viteve '90, për shkak të vështirësive ekonomike, një pjesë e mirë e tyre u detyruan të largohen në emigracion, brenda vendit drejt qyteteve; dhe nëpër Europë, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Sot shtëpitë e fshatrave malore ruajnë karakteristikat e ndërtesave të zonës. Këto banesa janë ndërtuar duke përdorur gurë lokalë dhe çatitë janë, në shumicën e rasteve, të mbuluara me pllaka me gur e tjegulla. Mikpritja e bujaria kanë qenë dhe ende janë sot tipare të mirënjohura të banorëve të këtij fshati.

Duke qenë një vend malor dhe kryesisht blegtoral, banorët e zonës kanë traditë gatimin e mishit dhe kryesisht, ndër më të preferuarit, e kanë mishin në hell, që do të thotë të pjekë një qengj të therur dhe të pastruar, të vendosur në prushin e zjarrit dhe i cili më pas rrotullohet ngadalë për pjekje graduale.

Shtëpitë dhe njerëzit në Kallarat janë tepër mikpritës.

Book your vacations

Adresa

Kallarat, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose