Objekte Kulti

Fshati Ilias

Vlerësime 0

Fshati Ilias është i ngritur në  kodrën e quajtur Cikopulla. Ai është një fshat i vogël me jo më tepër se 200 banorë, i cili ndodhet përgjatë rrugës piktoreske të bregdetit Jon, sapo kalon fshatin Dhërmi.

Në brendësi të fshatit nëpër një rrugë të pa asfaltuar ndodhet Manastiri i Stravidhit i cili i përkushtohet Theotoqit. Ai është i ndërtuar mbi faltoren e lashtë të Perëndisë Dias dhe Perëndeshës Artemisë. Më datën 15-të, në muajin gusht është kthyer në traditë për banorët e kësaj zone  për të festuar ditën e Shën Marisë. Fshatarët e zonës prodhojnë verë, të cilës i kanë vendosur të njëjtin emër si të fshatit.

Në Ilias gjenden edhe muret e vjetra të Kështjellës së Pirgut e cila daton aty që prej 3000 vjetësh, gjithashtu edhe Manastiri i Shën Theodhorit. Aty ku bashkohet përroi me detin shfaqet si një surprizë Plazhi i Gjipesë .Pranë fshatit gjendet një bregdet fantastik, Zupa, që përfundon në një greminë madhështore e krijuar nga shëmbje tektonike.

 

Book your vacations

Adresa

Iljas, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose