Objekte Kulti

Fshati Çorraj

Vlerësime 0

Fshati Çorraj ndodhet në rrëzë të malit të Vakajve, në krahinën e Kurveleshit, në Himarë. Tokat e fshatit ngrihen në lartësinë 200 m, mbi nivelin e detit. Në pjesën veriore kufizohet me Kuçin, në pjesën lindore shtrihet fshati Fterrë, ndërsa në jug ndodhet guri i Pollacës. Majat që rrethojnë fshatin janë: maja e Gjinikës, 1404 m dhe maja e Dhrisë, 1112 m lartësi. 
Nё materialet e gjendura pёrmendet pёr herё tё parё nё vitin 1431, me emrin Çernogoricё dhe pёrbёhej nga 74 familje. Ndërsa nga studimet e ekipeve të Institutit Arkeologjik, në terrenet e fshatit të sotëm, janë gjetur disa vegla litike që datojnë që në periudhën e paleolitit dhe mezolitit. Gjithashtu në vendet e quajtura Bajakë dhe Vaka gjenden disa rrënoja banesash mesjetare, ndersa në qendër të fshatit ndodhet kisha e Shën Mërisë, e punuar me afreske në vitin 1871.
Banesa e Gjik Gjipalit është një Monument Kulture dhe ndodhet në fshatin Çorraj. Daton që në shekullin XIX. Një tjetër gjetje arkeologjike me rëndësi është fortifikimi prehistorik i Katafiqit, i cili gjendet përmbi fshat, rreth 700 m mbi nivelin e detit, në Qafën e Shëndrerës.
Fshati e ka ruajtur mjaft mirë arkitekturën tradicionale. Banesat janë dy katëshe me çati tjegullash të kuqe, me mure prej guri dhe rrethohen nga një peisazh i gjelbër ullinjsh e qiparisash. Banorët e këtij fshati kanë në traditën e tyre këngën polifonike, të Labërisë.
Menuja e gatimit në familjet e këtij fshati është tradicionale, me kulaçin dhe mishin e pjekur, që sipas traditës piqet në hell. Ndër punët kryesore të banorëve të këtij fshati, janë bujqësia dhe blegtoria. Sipërfaqet e pyllëzuara dhe livadhet në malet përreth favorizojnë mjaft mirë blegtorinë dhe historikisht rritja dhe mbarështimi i bagëtive të imëta mbetet mjaft e zhvilluar.

Book your vacations

Adresa

Çorraj, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose