Objekte Kulti

Fshati Borsh

Vlerësime 0

Fshati i Borshit kufizohet në lindje me Fterrën e në veri të tij me fshatin Qeparo. Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme prej 7 km, e një popullsi prej 2500 banorësh, shquhet për trashëgiminë kulturore, blegtorinë, buqësnë, e për plazhet e tij mahnihtëse.

Panorama e saj si një vijë e bardhë bregdetare  e pafundme e rrethuar me brezare dhe plantacione ullinjsh e agrumesh është ndër më karakteristiket e juqut bragdetar Shqiptar. Borshi shfaqet me një pozicion mjaft të favorshëm gjeografik e me ujëra të shumtë gjë që e ka favorizuar banimin e këtij lokaliteti që nga lashtësia. 

Ky fshat nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin por shumë objekte të trashëgimisë kulturore dhe historike që tregojnë për lashtësinë e saj. Kalaja e Borshit ose Kalaja e Sopotit siç njihet ndryshe, ndodhet mbi një kodër të fshatit që është 500m mbi nivelin e detit, ndërsa fshati i vjetër ndodhet pak më lart se Borshi i ri. Ai u sulmua, u pushtua e u dogj nga ushtarët grekë, më 1913 duke i dhënë shkas ndërtimit të Borshit të ri. Kalaja e Sopotit është konsideruar në histori si porta detare e Kurveleshit dhe Labërisë, dhe në fakt sipas historve që banorët tregojnë për prejardhjen e tij, duke specifikuar se fshati i Borshit është ndërtuar si nevojë e ardhjes së njerëzve nga Kurveleshi e Myzeqeja. Fshati ka pasur mbi 600 shtëpi, dyqane, punishte artizanale dhe shkolla.. 

Borshi shquhet për  prodhimin vajit natyral të ullirit e gjithashtu agrumet zenë një pjesë të rëndësishme të bujqësisë..

Vizitorët gjatë verës mund ti bashkohen festave të ndryshme që zhvillohen në Borsh prej disa vitesh tashmë, si: Netët e Yjeve, South Outdoor Festival, Panaire Festive të tjera.

 

Book your vacations

Adresa

Borsh, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose