Natyrë

The Hidden Creek

Vlerësime 0

Ksamili me shumë bukuri natyrore, plazhet e bukura dhe të zhurmshme, ofron shumë argëtim, në sezonin e pushimeve. Plazhet private po prekin shumë natyrën dhe bukurinë natyrore të Ksamilit, dhe rrethinave. 

Nëse ju doni të largoheni nga zhurma e hotelet plot jet dhe doni të shijoni plazhin, në qetësin tuaj. Pine grup  ju rekomandon plazhin, The Hidden Creek. Besojmë që emrin do ta ketë marrë nga ndonjë  vizitor i huaj, që është dashuruar me këtë plazh.

The Hidden Creek është një nga vendet më të mira për t'u larguar nga gjithçka dhe për t’u shplodhur. Zbritja në det është paksa komplekse, por mund të arrihet përmes shkëmbinjve. Është një vend i bukur për të notuar, forma e gjirit të krijon iden e një pishine të madhe.

Natyra e gjelbëruar që e rrethon këtë plazh  e bën  The Hidden Creek magjik.

Book your vacations

Adresa

QX3F+HX6, Ksamil, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose