Natyrë

Shpella e Spilesë, Himarë

Vlerësime 0

Shpella e Spilesë ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, në  qytetin e Himarës. Ajo është më e madhja ndër një seri shpellash të vendosura në bazën e një shkëmbi të ulët 100 metra nga vija e sotme bregdetare e Spilesë.

Shpella shtrihet në një thellësi prej më shumë se 30 m me një hyrje të parregullt rreth 8 m të gjerë dhe 7 m të lartë, 3.6 m mbi nivelin e detit. Ajo është formuar si rezultat i proceseve karstike. Shtrati gëlqeror që formon muret e shpellës tashmë është i deformuar tektonikisht. Ato kanë një çarje të madhe në tavan dhe në brendësi të saj ekzistojnë stalaktite. 

Mbi këtë shpellë janë zbuluar prova të stratifikuara të aktivitetit prehistorik që daton nga mesi i Holocenit. Zonat përreth shpellave ishin po ashtu të banuara gjatë kësaj periudhe, edhe këto të evidentuara nga prova të ndryshme si : qeramikat apo varret e gjendura aty pranë.

Sipas arkeologëve Shpella e Spilesë ka qenë e banuar që në Epokën e Hekurit, e gjatë periudhave historike Helenistike e Romake madje edhe deri në Mesjetë. Gjetjet e të gjitha këtyre periudhave janë unike dhe ato që dallojnë më së shumti janë mikrolitet dhe veglat e shumta të strallit, ashklat, tehet, veglat gërmuese etj.

Shpella e Spilesë në Himarë është Monument Kulture, ajo është një ndër pikat më të frekuentuara të turizmit kulturor. Çdo vit vizitor të ndryshëm të huaj e vendas mahniten nga bukuritë e saj.



Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose