Natyrë

Plazhi Manastirit

Vlerësime 0

Plazhi i Manastirit ndodhet rreth 8 km larg Sarandës, në rrugën Nacionale Sarandë-Butrint. Plazhi e ka marrë emrin nga Manastiri i Shën Gjergjit, i cili ndodhet në kodrën mbi këtë plazh. Afër plazhit të Manastirit ndodhet edhe muri i Demës, muri mbrojtës i qytetit antik të Butrintit.

Plazhi është i vogël rreth 75 m i gjatë dhe 15 m i gjerë. Sipërfaqja kryesisht është me guralecë të bardhë e të përzier me pak rërë, me ujin e kaltër dhe të pastër kristal. Në plazh shkohet me automjet të vogël, për vetë ngushticën që ka rruga dhe mund të parkoni buzë rrugës, fare pranë plazhit.

Aty ndodhet një restorant që shërben fruta deti, peshk të freskët dhe sigurisht ushqimet tipike të zonës. Pranë këtij plazhi kaq të bukur dhe larg zhurmave të qytetit, është ndërtuar edhe një kamping për të gjithë ata pushues që duan të përjetojnë aventura të çmendura.

Book your vacations

Adresa

Plazhi i Manastirit, Saranda, SH81, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose