Natyrë

Gjiri i Sarandës

Vlerësime 0

Gjiri i Sarandës shtrihet në detin Jon ndërmjet kepit Denta në jug dhe kepit Paladha në veriperëndim, sapo kalon qytetin e Sarandës. Gjiri është me gjatësi rreth 7.5 km dhe gjerësi më të madhe, rreth 1 km.
Karakteristikat e plazhit janë rëra e imët dhe guralecët e bardhë, që e bëjnë plazhin mjaft të volitshëm për të gjithë. Në përgjithësi është i thellë, bregdeti është i lartë e shkëmbor. Në pjesën jugore, në veri të kepit të Dentës, derdhet kanali i Çukës.
Gjiri i Sarandës është një nga më të bukurit e bregdetit Jonian dhe ka vlera të mëdha turistike. Për të apasionuarit e hedhjeve me stil është vendi ideal, pasi thellësia është e mjaftueshme që në breg. Këtu gjeni çdo shërbim plazhi në dispozicion. Gjatë sezonit të verës plazhi është mjaft i frekuentuar nga të gjithë grup moshat, turistë të huaj e vendas. Është vendi ideal për të gjithë ata pushues që kërkojnë afërsinë nga hoteli direkt në plazh.

Book your vacations

Adresa

VXGJ+HHC, Sarandë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose