Natyrë

Gjiri Poseidonit

Vlerësime 0

Gjiri i Poseidonit ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në një terren shkëmbor me një panoramë të mrekullueshme. Emri i këtij gjiri, sigurisht e ka edhe një histori. Gojëdhënat thonë se: zoti i deteve Poseidoni, dilte në këtë gji në formën e tij njerëzore, për të parë vashat e bukura të kësaj ane. Ai është një ndër gjiret më të bukur të bregdetin Jonian, një parajsë e vërtetë natyrore me shkëmbinj të lartë, me ujin blu të thellë dhe të pastër kristal.
Gjiri është i aksesueshëm si nga deti me varkë dhe nga toka. Vitet e fundit ka ngjallur interesin e eksploruesve dhe vizitorëve të shumtë, vendas dhe të huaj. Në plazh ofrohen shërbime për të gjithë turistët që duan të kalojnë kohë duke shijuar detin, apo edhe ushqimet e freskëta me prodhimet e detit, karakteristikë e restoranteve që ndodhen aty pranë.

Book your vacations

Adresa

R2F7+G49, Sarandë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose