Muze

Muzeu Historik i Shkodrës

Vlerësime 5

Muzeu Historik ndodhet në një shtëpi karakteris¬tike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”, që nga viti 1996, fare pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Paralelisht me muzeun qendror, vazhdon të funksionojë edhe Muzeu i Kalasë “Rozafa”, i vendosur në godinën e kapitenerisë i cili është hapur në vitin 1987.
Fillimisht u bazua në koleksione të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve të shek.XIX dhe nga koleksione të familjeve shkodrane. Më vonë u pasuan nga dhurime, blerje, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike. Gjatë viteve në vazhdim ngrihen edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qëndrash muzeale në qytetin e Shkodrës. Me reformat e thella që u ndërmorën në fillim të viteve 1990, sidomos me kthimin e pronave të ish-pronarëve, shtëpitë ku ishin ngritur muzetë u privatizuan. Kështu rrjeti muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm muzeu qëndror, ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave të mëparshme.
Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombë¬tare tek qytetarët e komunitetit brenda e jashtë vendit. Megjithatë, gjatë gjithë jetës së tij ka kryer edhe veprimtari kërkimore në nivel lokal, duke aktivizuar bashkëpunëtorë të shumtë, specialistë e dashamirës të kulturës.

  Brenda qytetit ai bashkëpu¬non me sukses: me Universitetin L. Gurakuqi, bibliotekën “Marin Bar-leti”, Galerinë e Arteve dhe Teatrin “Migjeni” dhe me institucione të tjera simotra në Shqipëri e në rajon.
Muzeu organizon periodikisht ak¬tivitete komemorative, konferenca e seminare me tematika të ndryshme. Aktualisht boton revistën “Kumtari” dhe ka ndërmarrë botimin e 10 vëllimeve me materialet e seminarit “Shkodra në shekuj”. Aty përfshihen studime në fushat: e his¬torisë, arkeologjisë, etnologjisë, folk¬lorit, gjuhësisë, letersisë e arteve. Sot ai përbëhet nga seksionet e etnografisë, arkeologjisë, të artit pamor dhe bibliotekën e cila shërben si fond i studimeve shkencore.

Book your vacations

Adresa

Historic Museum of Shkodër, 32, Rruga Oso Kuka

Vlerësime

5
Ilir
2022-11-09

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose