Muze

Muzeu Arkeologjik i Butrintit, Sarandë

Vlerësime 0

Muzeu Arkeologjik i Butrintit ndodhet brenda kalasë së Akropolit të qytetit antik të Butrintit dhe u hap në vitin 1950. Në atë kohë muzeu përmbante materialin e pasur arkeologjik të periudhës greko-romake, të zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian që gërmoi në Butrint midis dy luftrave botërore 1928-1940, e që i shpëtoi shkatërrimeve të Luftës së dytë Botërore.

Fillimi i gërmimeve sistematike në Butrint nga arkeologët shqiptarë gjatë viteve 1960-1980, shtoi ndjeshëm objektet dhe monumentet arkeologjike të cilat u ekspozuan në këtë muze. Muzeu ka patur disa rikonstruksione, ai i vitit 1988 kur mori formë më të plotë duke prezantuar historinë e gjatë, shumë shekullore të qytetit antik. Muzeu funksionoi deri në vitin 1991 dhe u mbyll për të qëndruar si i tillë deri në vitin 2005.

Në verën e vitit 2005, muzeu u rinovua dhe u pasurua me gjetjet arkeologjike të zbuluara nga gërmimet e projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Fondacionit Butrinti që nga viti 1994. Rihapja e tij u mundësua nga bashkëpunimi dhe kontributi financiar i Institutit të: Arkeologjisë, Fondacionit Butrinti, Fondacionit A. G. Leventis, Institutit Humanitar Pakard dhe Parkut Kombëtar Butrint. Në muze gjenden shtatoret e Apollonit dhe Artemisit. Gjithashtu janë të ekspozuar 1325 objekte si: stralli, kocke, qeramike, qelqi, statuja, monedha etj, të zbuluara nga gërmimet arkeologjike brenda Butrintit. Gërmimet arkeologjike janë zbuluar edhe nga: Diaporiti, Kalivo, Xarra, Fushë Vrina, dhe një pjesë e vogël dhe nga Finiqi.

Prezantimi i qendrave të tjera më të vogla të banimit në zonën përreth Butrintit, sqaron më mirë kushtet e lindjes e të lulëzimit të qytetit të Butrintit gjatë periudhës helenistike dhe periudhës romake.

Book your vacations

Adresa

PFGC+M2H, Fier, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose