Muze

Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse, Zvërnec

Vlerësime 0

Manastiri dhe Kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse është ndërtuar në një truall piktoresk në veriperëndim të qytetit të Vlorës. Kisha rrethohet nga mjediset e manastirit, ndërtesa me arkitekturë tradicionale, me çardak në katin e dytë që hapet ndaj kishës. Ajo është e tipit kryq i lirë me kupolë dhe narteks, si dhe ekzonarteks e një hajat të hapur në anën veriore, të cilat janë shtuar më vonë.

Naosi ka në planimetri formën e kryqit, me krahun lindor dhe atë perëndimor më të gjatë se dy krahët e tjerë, verior dhe jugor. Në fund të krahut lindor ndodhet absida. Mjedisi i altarit ndahet nga naosi nga nje ikonostas prej druri, i gdhendur me figura floreale e zoomorfe. Qemerët cilindrik mbajnë peshën e kupolës mbi tambur, që ngrihet mbi trekëndësha sferik.

Kisha është një ndërtim me vlera arkitektonike. Ndërtuesit e kanë arritur këtë nëpërmjet përpjestimeve dhe trajtimit të fasadave me harkada, copëzimeve të mureve nëpërmjet krahëve të kryqit dhe kupolës mbi tambur që nënvizojnë vertikalitetin, i cili ekuilibron deri në një farë mase zgjatjen e narteksit. Nga forma planimetrike dhe teknika e ndërtimit mendohet se kisha është ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIV.

Book your vacations

Adresa

Zvërnec, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose