Kala

Kalaja e Petrelës

Vlerësime 0

Kalaja e Petrelës ndodhet në juglindje të qytetit të Tiranës, e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore. Zbulimet e bëra tregojnë se është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shek.VI pas Krishtit.  Kalaja e Petrelës është ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta e të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo gjithashtu kontrollonte edhe degën e rrugës Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.   
Barleti e cilësonte kalanë e Petrelës si të papushtueshme, madje për ta marrë atë, Skënderbeu dërgoi një ushtri tepër të fuqishme. Në fillim të shek.XIV ishte nën sundimin e Topiajve. Në një faqe të murit ruhet emblema e parë e Topiajve dhe në krahun verior të saj ruhen mbetje tullash. Ajo kishte një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, pasi nga Petrela mund të shihej Kruja si dhe sistemi i fortifikimeve mbrojtëse përreth Durrësit, pjesë e të cilës ishte dhe vet Petrela.
Ndërtimet i përkasin periudhave të ndryshme, të cilat duke u nisur nga teknika e ndërtimit dhe mbivendosja ndahen në disa faza. Kjo kala ka formë trekëndore dhe perimetri i saj nuk i kalon 100 m. Në dy qoshe ka kulla rrethore, ndërsa në të tretën, për arsye të shkëmbit të thepisur, nuk është ndërtuar kullë. Kalaja ka një sistem të dyfishtë fortifikues, kulla e parë përbëhet nga tre kate. Dy prej tyre kanë shërbyer për luftim, ndërsa kati i parë ka shërbyer si sterë për ujë me një lartësi të përgjithshme prej 18-20 m. 
Kalaja e Petrelës është shumë e vizituar nga turistë vendas e të huaj, ajo ofron pamje mahnitëse përreth saj duke vërejtur territorin e gjelbëruar, fushat si dhe lumin në këmbën e kodrës ku ajo është ndërtuar. Në këtë kodër shumë pranë kalasë, gjenden bujtina e restorante mjaft të njohura, të cilat ofrojnë një kulinari të mrekullueshme të traditës së Tiranës. Mbetet në çdo stinë të vitit mjaft e frekuentuar, gjithashtu edhe për të apasionuarit e sportit e ecjeve dhe eskursioneve është një pikë referimi.

Book your vacations

Adresa

Kalaja e Petrelës, Petrelë, Përtica (Petrelë)

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose