Kala

Kalaja e Beratit 

Vlerësime 0

Kalaja e Beratit ndodhet në të djathtë të grykës së lumit Osum, në një kodër 187 m, mbi nivelin e ujit të lumit. Kalaja është kurora e këtij qyteti të lashtë. Nga oborri i fortifikuar i kalasë shihet i gjithë qyteti i Beratit, lumi Osum dhe ura e vjetër e Goricës. Kalaja është një nga monumentet më të bukura, më të mëdha dhe më të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.

Fillimisht, një vendbanim protourban, në shek.VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1400 m. Burimet historike dëshmojnë se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea, përmendet në vitin 216 p.e.s, ndërsa nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve).                                  

Kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla dhe së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shek.IV p.k dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës në vitet (1813-1821).

Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, nga 30 që numëroheshin dikur, të cilat kanë nisur të ndërtohen që prej shek.XV, siç janë: kisha e Shën Todrit, kisha e Shën Mërisë së Vllahernës gjithashtu dhe Katedralja “Fjetja e Shën Marisë” etj .                                                       

  • Ndodhen Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive (xhamia e kuqe) dhe (Ak Mesxhit), sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj.                         
  • Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala.
  • Ndodhet edhe Muzeu i Artit Mesjetar, i ndërtuar në fund të shek.XVIII dhe i zbukuruar me afreske deri në dysheme, por punët më të veçanta janë gdhendjet në dru të ikonostasit.                               
  • Në këtë monument sot ndodhet edhe Muzeu Ikonografik Onufri. Një prej bukurive më të papritura përgjatë ecjes në rrënojat e kalasë, është busti që nderon Kostandinin e Madh, perandorin romak me origjinë ilire, i cili është shpallur edhe shenjt nga kisha Katolike.

Kalaja ndodhet në pikën më të lartë të qendrës historike dhe është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri, që vazhdon edhe sot të ketë një jetë intensive brenda mureve të saj rrethues. Për të gjithë vizitorët vendas e të huaj, mbetet një monument historik dhe kulturor, një atraksion i jashtëzakonshëm turistik.

Book your vacations

Adresa

Berat Castle, Rrugica Shën Triadha, Mangalem

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose